12.3 C
Pristina
spot_img

Miratohen tarifat e reja, shtrenjtohet rryma

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten.

Derisa anëtarët e ZRRE-së nuk treguan për sa për qind do të rritet çmimi i rrymës me tarifat e reja, mediat raportuan se rritja do të jetë mbi 16 për qind.

Bordi i ZRRE-së e miratoi me pesë vota për dhe asnjë kundër vendimin për të hyrat e lejuara maksimale për Furnizuesin për Shërbim Universal, KEDS, në vlerë prej 435 milionë euro në vit.

Para se të propozimi të miratohej, kryetari i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se ZRRE-ja e ka ulur për rreth 12 milionë euro kërkesën e KEDS për të hyrat e lejuara maksimale.

“Atëherë nëse s’ka komente, është mirë edhe njëherë me e ritheksu që kërkesa [e KEDS-it] ka qenë diku rreth 447 milionë euro, mirëpo pas vlerësimit të stafit dhe diskutimeve me të gjitha palët e interesit kemi ardhur në përfundim prej 435 milionë euro”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img