15.1 C
Pristina
spot_img

Ministrja austriake: Marrëveshja Kosovë – Serbi, esenciale që dy vendet të anëtarësohen në BE

Karin Kneissl, ministre e Austrisë për Evropë, Integrime dhe për Punë të Jashtme, ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe për domosdonë e normalizimit të tyre.

Ajo ka deklaruar se vendet e Bashkimit Evropian janë shumë të kujdesshme lidhur me importimin e çështjeve të hapura të anëtarëve të rinj dhe se normalizimi i përgjithshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës është esencial për integrimin evropian të këtyre dy vendeve.

Shefja e diplomacisë austriake ka vlerësuar për “Veçernje Novosti” se dy palët, Serbia dhe Kosova, mund ta kthejnë një faqe në marrëdhëniet e veta reciproke me anë të marrëveshjes ligjore detyruese.

Austria udhëheq Presidencën e BE-së deri në fund të vitit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img