Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, do të qëndrojë për një vizitë tre-ditore në Kosovë, duke filluar nga sot. Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook.
Pacolli tha se Kombo është një mik i tij i vjetër dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
“Ai është një mik i imi dhe një personalitet me merita të mëdha në përballjen me përpjekjet e ashpra të Serbisë për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës. Kam pasur kënaqësinë ta shoqëroj Ministrin Kombo gjatë vizitave të tij nëpër Evropë dhe jam shumë mirënjohës që ai ka pranuar të vizitojë edhe Kosovën. Mirë se vjen, miku im Mahmoud!”, ka shkruar Pacolli.