Site icon PrishtinaPress

Mësohet se viktima e vrasjes në Dragodan është Rexhep Tahiri, i dyshuar Gani Mustafa

Një person është vrarë në lagjen Arbëria (ish Dragodan) të kryeqytetit, pranë një hoteli rreth orës 13:20.

Policia me njësite ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e një personi pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. 

Prishtinapress mëson se viktima është Rexhep Tahiri nga Podujeva, i moshës mbi 50 vjet, ndërsa i dyshuar për vrasjen është personi me emrin Gani Mustafa.

Deri më tash nuk dihet shkaqet e konfliktit që quan në këtë vrasje./Prishtinapress.net/

Exit mobile version