20.7 C
Pristina
spot_img

Mesiqi mbërrin në Gjilan, LDK-ja e shpall Qytetar Nderi – Haziri: Lidhjen e tij me Kosovën e bëri Rugova

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot Gjilanin dhe selinë e këtij subjekti në këtë qytet e vizitoi Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se partia të cilën e përfaqëson ai e shpalli Qytetar Nderi Mesiqit në Gjilan, për çka tha se është një nder i madh për Anamoravën.

“Mirëseardhje në shtëpinë e Rugovistëve në Gjilan. Pas presidentit shqiptar, Bajram Begaj, jemi të lumtur që me iniciativë të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit të Komunës, presidenti historik i Kroacisë, Stjepan Mesiq, u shpall sot Qytetar Nderi i Gjilanit. Ky është nder i madh për Gjilanin dhe Anamoravën”.

“Lidhjen e Mesiqit me Kosovën e bëri ati themeltar i Republikës së Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta.  Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik”, ka shkruar Haziri.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img