Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka treguar propozimin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje.
Para fillimit të seancës së 17-të për konstituimin e Kuvendit, kryesuesi Dehari i ftoi për një konsultim përfaqësuesit e partive politike.
Krasniqi ka dhënë detaje nga ai konsultim.
Sipas tij, LVV-ja ka kërkuar që seancat të mbahen vetëm një herë një javë, propozim ky që është në kundërshtim me rregulloren.
“Sot patëm edhe një zhvillim të papranueshëm. Deputetët e partisë së VV-së nuk erdhën me kohë dhe kur erdhën patën një kërkesë që ta shkelim rregulloren. Pra kërkesa e tyre ishte që të mblidhemi vetëm një herë në javë. Është e papranueshme me bo kërkesë për me shkel rregulloren pa vetëdije dhe kjo tregon se vullneti i tyre nuk është me bërë zgjidhje por thjeshtë këto përsëritje me u mbajt çdo javë”, ka thënë Krasniqi.