13.1 C
Pristina
spot_img

Me ftesë të presidentes së Zvicrës, Osmani në vizitë shtetërore më 21-22 maj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Zvicër më datat 21 dhe 22 maj, me ftesë të presidentes së Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky është një moment historik për Kosovën, pasi kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Republikës së Kosovës në shtetin zviceran.

Gjatë qëndrimit atje, Presidentja Osmani do të mbajë takime me autoritetet më të larta të shtetit zviceran, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Zvicrës, duke paraqitur vizionin e Kosovës për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Po ashtu, është planifikuar një konferencë e përbashkët për media mes Presidentes Osmani dhe homologes së saj zvicerane, ku pritet të theksohen marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes dy vendeve.

Në agjendë përfshihen edhe vizita në një ndërmarrje prodhuese si dhe në një qendër të Universitetit të njohur të Saint Gallen, si pjesë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe arsimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img