Site icon PrishtinaPress

Mbi 11 milion euro në fondin për veriun

Fondi për zhvillimin e veriut ka mbledhur mbi 11 milion euro nga pikat doganore kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Nga zyra e BE’së në Kosovë, përmes e-mailit, kanë deklaruar se në këtë fond që nga viti 2013 deri me 30 shtator 2016, janë deponuar  mbi 11 milion euro, pa përfshirë të dhënat për 3 muajt e fundit të vitit 2016.

E, deri më sot, Bordi Drejtues ka miratuar 21 projekte të ndryshme në vlerë përafërsisht. 7.5 milionë euro.

Ndërsa, për kryetarin e Aleancës së Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, bizneset dhe ekonomia në veri të vendit janë të pakontrollueshme nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij,  pas këtyre provokime të fundit nga ana e Serbisë, Qeveria  duhet të merr masa.

Exit mobile version