Site icon PrishtinaPress

Mashtruan një shtetas të Maqedonisë, policia arreston dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka arrestuar dy persona në Prishtinë.

Kjo pasi të njëjtit dyshohet se kanë mashtruar një shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, me 10.04.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, duke ia marrë një sasi të konsiderueshme parash. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raporti.

Exit mobile version