Site icon PrishtinaPress

Mali i Zi zbaton njëanshëm demarkacionin

Ndalesa që iu bë banorëve shqiptarë për t’iu qasur pronave të tyre në brezin kufitar me Malin e Zi është interpretuar si fillim i zbatimit të njëanshëm të demarkacionit, ani pse marrëveshja nuk është ratifikuar ende nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas juristëve, kufijtë e vjetër janë ende në fuqi dhe autoritetet vendase duhet të japin sqarime nëse është shkelur vija administrative. Por institucionet kanë heshtur përkitazi me incidentin që u shkaktua të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.
Banorët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësues të fshatrave Strellc i Epërm dhe i Poshtëm, Isniq, Loxhë, Raushiq nuk janë lejuar të shkojnë në pronat e tyre në bjeshkën e Zhlepit të Kullës.
Ata kanë treguar se pasi kanë arritur në pikën doganore të Kosovës, janë evidentuar nga policia kosovare. Por kur kanë hyrë rreth 500 metra larg i kanë pritur forcat malazeze, duke mos lejuar që t’i afrohen fare pikës doganore malazeze.

Exit mobile version