Site icon PrishtinaPress

Majlinda Kelmendi dekorohet me urdhërin “Shotë Galica”

Vasha e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi me ceremoni shtetërore po hap një karrierë të re, si trajnere e xhudos, duke u pensionuar nga karriera e jashtëzakonshme si xhudiste, shkruan Insporti.

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po mbahet aktivitet i veçantë në nderim të  Kampiones së shumëfishtë, Majlinda Kelmendi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin e urdhrin “Shotë Galica”.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka. 

Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.

Exit mobile version