Site icon PrishtinaPress

Lufta ndaj ekonomisë së zezë mbetet prioritet i ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar 17 vjetorin e themelimit, ku u tha se është njëri prej institucioneve të rëndësishme të Kosovës, i cili ka arritur të eliminojë evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg.

Në shënimin simbolik të këtij përvjetori, morën pjesë kryeministrit i Republikës se Kosovës, Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, si dhe palët e interesit dhe donatorët.

Kryeministri Mustafa duke uruar 17 vjetorin e themelimit, tha se ATK është një prej institucioneve më të rëndësishëm në Kosovë.

“ATK ka dhënë një kontribut të veçantë  i cili është avancim me përkushtim për objektivat e Qeverisë, duke eliminuar evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg. Ka rritje të të hyrave për çdo vit nga ATK ku po lufton evazionin fiskal edhe në veri”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtori i ATK, Sakip Imeri duke treguar për rrugëtimin e ATK për 17 vjet, tha se prioritet i tyre mbetet lufta ndaj ekonomisë së zezë.

Exit mobile version