‘Lufta e tezakëve’ Bajraktari vs Sejdiu: Mashtrues, internist e falsifikator i faksimilit

Advertisement

Menaxhimi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në dy vjetët e fundit është karakterizuar edhe me luftën ndërmjet ‘tezakëve’, ish-drejtori i përgjithshëm Basri Sejdiu dhe kardiologu Gani Bajraktari.

Advertisement

Ky i fundit ishte suspenduar nga puna me vendim të Komisionit Disiplinor, pasi ishte gjetur fajtor për referimin e një pacienti në spital privat, dhe për shkaktimin e panikut tek opinioni pasi kishte deklaruar publikisht në media se vdekshmëria në kardiologji ishte 50 për qind.

Por Bajraktari ka njoftuar se shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës ka vendosur në favor të tij duke ia aprovuar ankesën. Kardiologu e ka quajtur proces kriminal ndaj tij i udhëhequr nga ish-drejtori Sejdiu.

“Ishte nje proces krinimal i organizuar mire nga rrjeti qe e kishte nen komande mashtruesi, keqpërdoruesi, falsifikatori, shantazhuesi, sabotuesi, shpifesi dhe intriguesi, tashme i denuar simbolikisht (e qe ne nje vend normal do te ngarkohej per dhjetëra vepra penale te faktuara me plot prova materiale, te listuara zyrtarisht ne vendimin per shkarkimin e tij)”, ka shkruar Bajraktari në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

EDHE NJE BETEJE E FITUAR

Aprovohet Ankesa ime ne Shkallen e Dyte te Inspektoratit te Punes

Te dashur miq,

ashtu siç ju kam njoftuar qe ne fillim te nje procesi te turpshem dhe linçues te klanit mire te organizuar nen udhëheqjen e ish-drejtorit te SHSKUK (i shkarkuar turpshem per plot vepra penale e kriminale te listuara ne Vendimin per shkarkimin e tij), Inpektorati ka gjetur dhe ka përshkruar ne detaje shkeljet e turpshme te këtij grupi kriminal, te udhehequr nga mashtruesi falsifikator tashme i denuar nga Gjyqi i Nderit i Odes se Mjekeve te Kosoves.

Ishte nje proces krinimal i organizuar mire nga rrjeti qe e kishte nen komande mashtruesi, keqpërdoruesi, falsifikatori, shantazhuesi, sabotuesi, shpifesi dhe intriguesi, tashme i denuar simbolikisht (e qe ne nje vend normal do te ngarkohej per dhjetëra vepra penale te faktuara me plot prova materiale, te listuara zyrtarisht ne vendimin per shkarkimin e tij).

Veprimi kriminal i ndermarre ndaj meje, pa asnjë prove te vetme, e me dhjetëra prova qe dëshmonin te kunderten kurdisjes se këtij grupi, ne te cilin ish drejtori mashtrues e falsifikator ishte vet gjyqtar dhe vet prokuror, i ngjane nej veprimi te eger mesjetar te nje Monarku analfabet por te djallëzuar per te mbajtur nen kontrolle cifliqet e tij.

Ju kujtoj se vdekshmëria ne te semuret me Infarkt Akut te Miokardit ishte rritur me shume se 50% nen menaxhimin e Kardiologjise nga mashtruesi falsifikator, i cili kurre e as sot nuk ka qene Kardiolog, e qe kishte prodhuar faksimil te falsifikuar te kardiologut. Shkalla e vdekshmerise ne kete kategori te te semureve kishte kapërcyer vdekshmerine edhe ne vendet me periferike te Indise!

Te dashur miq,

Duke qene i vetmi kardiolog ne QKUK me titull te Profesorit te rregullt dhe duke qene i privuar qe te jap kontributin tim ne mjekimin e te semureve ne nevoje (nga nje internist falsifikator qe karrieren akademike e ka ZERO e ate profesionale te panjohur per boten qe na rrethon dhe per shumicen e territorit te Kosoves) – rast i papresedan ne Europe-, une personalisht nuk kam humbur asgje! Perkundrazi, une kam prodhuar dhjetëra punime shkencore tashme te publikuara ne revistat me prestigjioze ne fushen e Kardiologjise, si dhe kam pasur nje përkujdesje shume te mire per shëndetin tim!

Ata qe kane pesuar ne kete periudhe njevjeqare jane pacientet kardiake, te cilet mbeten nen menaxhimin e internistëve (falsifikatore), duke pesuar edhe me jeterat e tyre (dhjetëra lende jane ne OMK per trajtim te supozuar te pandergjegjshem).

Edhe taksapaguesit e kane pesuar nga ky drejtor i padijshem e i papergjegjshem, i zgjedhur ne menyre te paligjshme, e i shkarkuar per shkak te dhjetëra veprave penale: Buxheti i varfer i Kosoves do te paguaj serish mijera euro, per shkak te matrapazëve te padijshem te vendosur ne pozita me pergjegjesi te larte.

Une serish, si ne kohen kur kam punuar ne Ambulancat Humanitare te Nene Terezes, si ne kohen kur plumbat fluturonin mbi koke (e kur mashtruesit falsifikatore punonin ne Klinicki Bolnicki Center dhe ne Hitna Pomoc), si ne periudhen e ndertimit te vendit, jam i gatshem qe te jap kontributin tim per qytetaret ne nevoje.

Une besoj se Ekzekutivi aktual, normal dhe i ndershem, dallon substancialisht nga Ekzekutivi i cili ishte mashtrues, keqperdorues, shtazhues, kercenues, manipulues e intrigues, dhe do te punoj per te miren e pacienteve dhe te qytetareve te vendit.

Falenderoj te gjithe miqte dhe koleget e mi, te cilet me kane mbështetur ne kete periudhe qe katilet primitive tentuan te ma erresojne, duke harruar se sfidat vetem sa te bejne me te forte.

Falenderoj edhe ata qe nuk kane guxuar te me mbështesin, sepse sistemi komunist, totalitar (me i eger se ne kohen e Rankoviqit) qe ka frymuar ne QKUK 2-3 vitet e kaluara, ka qene perndjekes përtej imagjinates se realitetit te këtij shekulli ne kontinentin tone. I mirëkuptoj edhe ata.

Sinqerisht,

I juaji, Gani Bajraktari

PostAdssFotoja e reklamës