Site icon PrishtinaPress

Lohan takon Erdoganin, përshëndet Trumpin me ‘Alaikum Selam’ (Foto)

Pasi fshiu publikimet në rrjetet sociale më herët gjatë vitit, Lindsay Lohan i është kthyer Instagramit.

Kështu së paku shkruanë mediat botërore ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi nga takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Çfarë ëndrre është që të më ftojë Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë në shtëpinë e tyre”, ka shkruar aktorja 30-vjeçare përbri fotografive, transmeton Telegrafi.

Ajo në këtë fotografi ka etiketuar edhe presidentin amerikan me fjalinë “Alaikum Salam” (Paqja qoftë mbi ju).

Ky vjen si mesazh pas vendimit të fundit të Donald Trumpit për ndalimin e përkohshëm të refugjatëve myslimanë. /PrishtinaPress.eu

Exit mobile version