11.2 C
Pristina
spot_img

Lirimi i objektit në veri, Sveçla: Hapësirat e uzurpuara po kthehen në shfrytëzim të komunave dhe institucioneve tona

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lirimit të një objekti publik në Mitrovicën e Veriut, i cili deri tani ishte i uzurpuar nga strukturat paralele serbe. 

Sveçla e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës.

“Në vazhdën e mbylljes së secilit paralelizëm institucional, sot u kthye në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut objekti i cili deri tash ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele, përkatësisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara,” tha ai.

Ministri Sveçla njoftoi gjithashtu se një aksion i ngjashëm është realizuar edhe te stacioni i pompave të ujit në fshatin Suhodoll.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img