Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj ka thënë se po harxhohen të gjitha mundësit për formimin e institucioneve, transmeton Periskopi.
Limaj thotë se Kosova duhet t’i ketë urgjentisht institucionet.
Ndër të tjera ai deklaroi:
Po harxhohen të gjitha mundësitë që po i bëjnë forcat politike. Momenti është me i thirrë përgjegjësisë. Kosova duhet t’i ketë institucionet urgjentisht.
Bota dhe rajoni rreth neve është në trazim. Kosova nuk e ka luksin me vazhdu kështu.
Gjendja ekonomike në Kosovë, kurrë më keq s’ka qenë. Duhet të marrim përgjegjësi për ta ri-lëvizur ekonominë, diplomacinë e Kosovës.
Njerëzit kanë votuar, përgjegjësia është e madhe. Na kanë zgjedhur për të i zgjedh institucionet.
Duhet të bashkëbisedojsh, të ulesh me gjetë marrëveshje me atë që nuk pajtohesh. Me atë që pajtohesh nuk ke nevojë marrëveshje me bë.
Nuk kemi pasur ftesa nga askush. Pres që në këtë frymë, forcat politike të jenë të përgjegjshme. NISMA do ta jap kontributin sipas fuqisë që e ka. Në këtë masë që e kemi, do të jemi të përgjegjshëm.
Për këtë kemi thënë nga fillimi: Po ne ulemi bashkëbisedojmë, s’do të thotë se do të pajtohemi.