19.1 C
Pristina
spot_img

LDK-ja ende pa përgjigje zyrtare për ftesën e Kurtit për koalicion

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një letre të dërguar në drejtim të Lumir Abdixhikut ka kërkuar që të bëjë koalicion me partinë që ai drejton, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në letrën e Kurtit, për tu takuar e për të folur si “politikanë të pjekur”, ai i thotë Abdixhikut se votuesit e tij do të preferonin një koalicion me VV-në, si dhe ata të VV-së një me LDK-në.

Kurti, i cili ditën e zgjedhjeve i quajti “hajvanat”, e gjatë fushatës nuk i konsideronte si të duhur për koalicion LDK-në, duke qenë se kishin qenë bashkë për 51 ditë në Kurti 1, në letër i kishte thënë Kryetarit të LDK-së se me të s’kishte pasur probleme në bashkëpunimin që kishin pasur, por problemi kishin qenë disa të tjerë që tani s’janë në pozitat e asaj kohe.

Gjithashtu, ai i përmend atij koalicionet e pasluftës.

“LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK. Në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq me LVV”, thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit.

“Pse mos ta bëjmë?”, e pyet mes tjerash Kurti, Abdixhikun.

Por, për krejt këtë letër, kryetari i VV-së ende s’ka marrë një përgjigje nga Lumir Abdixhiku i LDK-së. Letra u publikuar të hënën, menjëherë pas dështimit të seancës konstituive, dhe i pyetur nga gazetarët, Abdixhiku tha se ende nuk e kishte parë, dhe se duhet trajtuar kjo çështje pa arrogancë.

Në një deklarim të dytë, të shkurtër para gazetarëve, ai theksoi se “qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”, por që paralajmëroi se do ketë një deklarim zyrtar së shpejti.

Se ende s’i janë përgjigjur letrës së Kurtit, e tha të hënën mbrëma edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për të cilin me këtë letër është krijuar një rrethanë e re politike.

Por, pavarësisht kësaj, ai e cilësoi atë edhe si një goditje, me përmendjen që Kurti ka bërë për koalicionet.

“Duhet me prit që LDK me qenë e gatshme me reagu meqëm si çdoherë. Ne as nuk ngutemi, e as nuk vonohemi. Jemi duke e trajtu me seriozitet. LDK nuk vonohet, sepse kjo është situatë e ndjeshme”, deklaroi mbrëmë Haziri./Reporteri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img