Site icon PrishtinaPress

LAJMI I FUNDIT: Përleshen fizikisht Frashër Krasniqi dhe Xhelal Sveçla

Para pak çastesh, deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe ai i PSD-së, Frashër Krasniqi janë përleshur fizikisht.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë për Zëri.info se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Deputeti Krasniqi kishte grushtuar më herët në studion e Klan Kosova edhe deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Exit mobile version