Site icon PrishtinaPress

Lajcak: Vuçiq i gatshëm për vendime të vështira, Asociacion kyç për stabilitet

Beograd, 20. januara 2023 - Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ sastao se danas sa specijalnim predstavnikom Evropske unije za dijalog Beograda i Prištine Miroslavom Lajèakom, zamenikom pomoænika amerièkog državnog sekretara i specijalnim izaslanikom SAD za Zapadni Balkan Gabrijelom Eskobarom i sa politièkim savetnicima iz Nemaèke, Francuske i Italije, Emanuelom Bonom, Jens Pletnerom i Franèeskom Talom. FOTO TANJUG/ MILOŠ MILIVOJEVIÆ/ bs

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë sot në Beograd se “presidenti serb Aleksander Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”, shkruan Danas.

Lajçak tutje ka shtuar se biseda ka qenë “shumë intensive dhe e vështirë, por e sinqertë dhe e hapur”.

Ai tutje ka thënë se për BE-në zbatimi i plotë i Asociacionit është element kyç për stabilitetin.

“Rezultati është se jemi të inkurajuar. Presidenti Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë. Për ne, zbatimi i plotë i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe është element kyç për stabilitet”, ka thënë  Lajçak.

Ai tha se BE, SHBA, Franca, Gjermania dhe Italia “mbeten të bindura” se plani franko-gjerman për Kosovën, i cili u prezantua në shtator dhe u diskutua sot, “është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për Integrimi evropian i rajonit”.
Exit mobile version