Site icon PrishtinaPress

Lagja e kryeqytetit, pa qendër mjekësore (Video)

Mungesa e shkollës fillore, nuk është problemi i vetëm me të cilin përballen banorët e lagjes “Qëndresa” në Veternik të Prishtinës.
Problem në këtë lagje paraqet edhe mungesa e një Qendre të Mjekësisë Familjare, ku qytetarët do të mund të kryenin shërbimet shëndetësore.
Ridvan Qazimi, thotë se është përfolur shumë herë që do të ndërtohet një qendror e mjekësisë familjare, por deri më tani nuk ka pasur lëvizja në këtë drejtim. Sipas tij, kjo paraqet problem për personat e moshuar që banojnë në këtë lagje.
Lagjja e kryeqytetit, pa qendër mjekësore

Exit mobile version