Site icon PrishtinaPress

Ky është vendimi i Apelit për Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka sjell aktgjykimin në Rastin “Drenica I”.
Sipas Gashit, me këtë vendim, të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës janë shpallur fajtorë.
Ky është postimi i Gashit në Facebook:
GJYKATA E APELIT E KOSOVËS KA SJELL AKTGJYKIM
KATASTROFAL NË RASTIN “DRENICA I”
TË GJITHË KOMANDANTËT DHE USHTARËT E UÇK-SË TË
ZONËS OPERATIVE TË DRENICËS I SHPALLË FAJTOR

DHE I DËNON PA ASNJË PROVË
Sa i përket Gjeneral z.Sylejman Selimi dënimi është përcaktuar në 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.
Sa i përketë Gjeneralit z.Sami Lushtaku ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve dhe poashtu z.Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 viteve.
Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015.
Aktgjykimi është skandaloz, është nxjerrur pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaraten e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit.
Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirin tonë. (sic).

Exit mobile version