Site icon PrishtinaPress

Kurti tha se sot vijnë edhe mbi 53 mijë vaksina, Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot në Kosovë pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina antiCOVID.

“Sot do të gjashtëfishkohet numri i inspektorëve, duke shtuar edhe 85 tjerë. Njësitë përgjegjëse janë në terren. E kemi rritur numrin e shtretërve në mbi 1600. Oksigjenimi qendror është shtrirë në spitalet rajonale. E sot pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina. Prandaj i dashur qytetarë merre vaksinën, mbaje maskën, distanën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka thënë Kurti.

Por, ende nuk janë dhënë detaje për ardhjen e këtyre vaksinave.

Exit mobile version