15.7 C
Pristina
spot_img

Kurti: Telekomin e kthyem nga 50 milionë borxh në 15 milionë fitim

Kryeministri në dorëheqje,  Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar sot fillimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit optik të Telekomit të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Telekomin e kanë kthyer nga 50 milionë borxh në 15 milionë fitim.

“Nga operimi me 50 milionë euro humbje para vitit 2021 në atë me 15 milionë euro fitim në dy vitet e fundit 2023-2024, e nga infrastruktura e vjetëruar dhe e lënë në harresë, në investime të qëlluara e përmirësim të shërbimeve për qytetarët. Ky është hovi i ri i zhvillimit të Telekomit të Kosovës që tashmë po e zgjeron edhe rrjetin fiks pas atij mobil. Punimet filluan sot në Fushë Kosovë e në vijim do të shtrihen në çdo qytet, qytezë e fshat, anembanë vendit, përfshirë edhe katër komunat në veri të Ibrit”, ka shkruar ai.

Ai tha se secili do të ketë qasje më të lehtë në internet me shpejtësi të lartë, shërbime të   avancuara televizive dhe linja moderne telefonike.

 

 

“Përmes këtij investimi Telekomi do të zëvendësojë teknologjinë me origjinë nga vende të pasigurta me teknologji nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Gjithashtu secila e secili do të ketë qasje më të lehtë në internet me shpejtësi të lartë, shërbime të avancuara televizive dhe linja moderne telefonike, duke rritur cilësinë e shërbimeve dhe ofruar çmime të përballueshme në treg.”, u shpreh Kurti.

Më tej ai falenderoi ministren Artane Rizvanolli, kryeshefen e Telekomit Burbuqe Hana, menaxhmentin, bordin dhe të gjithë punëtorët e Telekomit për këtë rezultat e arritje të përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img