24.4 C
Pristina
spot_img

Kurti takon ish-deputetin gjerman, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit u tha se në këtë takim, Kurti i ka shprehur atij  mirënjohje “si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës”.

“Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Roth për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku”, u tha në njoftimin e ZKM-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img