Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët e cila simbolizon barazinë.
Takimi do të mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren nga ora 13:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë.
Takimi mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren”, thuhet në njoftim.