24.7 C
Pristina
spot_img

Kurti shkon për ngushëllime te familja e gazetarit e shkrimtarit Bajram Sefaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka vizituar për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj.

Sefaj vdiq të martën në moshën 83 vjeçare.

Kurti tha se ai do të kujtohet përherë për punën e tij fisnike si gazetar dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare dhe publicistike.

“Një jetë e plotë që ia ka vlejtur fort. Për veten e tij dhe për neve që e njohëm, i lexuam e do t’i lexojmë përsiatjet dhe përvojat e tij të kthyera në libra për të tjerët. Me mall e nderime për Bajram Sefajn”, shkroi Kurti në librin e ngushëllimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img