21.4 C
Pristina
spot_img

Kurti që dje dha dorëheqje, sot mban mbledhje të Qeverisë: Nuk mund të ketë ndalim funksionimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të fajësoi PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe për moskonstituimin e kuvendit.

Në adresimin e tij, në mbledhjes e sotme të qeverisë, ai ka përsëritur qëndrimin e djeshëm.

“Konstitutimi i Kuvendit dje u pamundësua sepse partitë opozitare PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK, nuk votuan për verifikimin e mandateve si deputet. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria është në detyrë, dhe i dorëhequr efektivisht nga 23 marsi, kur kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë. Nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë që i takon të pushtetit në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos qeverinë në rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë dhe funksionimin e shtetit në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se largimi i tij dhe ministrave nga zyra do të shkaktonte vakum institucional.

“Krahas përmbushjes së mandatit të plotë që na bën rol kujdestar deri në formimin e qeverisë të re, unë në emër të kabinetit i jam drejtuar Kuvendit me letër që e kam njoftuar për statusin e qeverisë tonë pas datës më 23 mars dhe dorëheqjen time nga posti ekzekutiv veç se efektiv nga ajo datë. Më shumë se kaq nuk është e mundur të jepet dorëheqje, më shumë se kaq do të ishte braktisje e institucionit, vakum institucional, dhe rrezikim i sigurisë kombëtare. Është kërkesë edhe insistim, e thënë së buti i pamatur, për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka vlerësuar se kështu është vepruar edhe më herët.

“Ligji për Qeverinë e bënë të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, ndonëse të kufizuara. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera janë të lejueshme dhe të detyrueshme sipas ligjit. Kemi funksione të kufizuara, por asesi nuk mund të ketë ndalim funksionimi. Shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje, qeveria nuk mund të ketë ndalim funksionimi. E kemi shembullin e ish-kryeministri Thaçi që edhe pse kishte dhënë betimin në korrik 2024, kishte qenë në pozitë deri në dhjetor të atij viti. Haradinaj dha dorëheqje në korrik 2019, vazhdoi në detyrë deri në shkurt 2020 si në detyrë. Ish-kryeministri Hoti mbeti në detyrë deri në formimin e qeverisë, pavarësisht se qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme nga Kushtetutesja”, ka deklaruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img