Site icon PrishtinaPress

Kurti: Për jetesë, nevojitet banesë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vendosur gurthemelin për banesat e projektit e banimit të përballueshëm social në Istog. 

Projektin që Kurti e premtoi para pesë vitiesh, në Istog e përuroi bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kurti lavdëroi këtë projekt dhe foli për disa kritere që duhet të plotësohen në mënyrë që të fitohet e drejta për të marrë një banesë të tillë. 

Janë disa parime themelore, tha Kurti – mes tyre edhe ‘parimi i gjithëpërfshirjes’ dhe ‘diversitetit’. 

“Banimi është e drejtë themelore e njeriut, për jetesë nevojitet banesë”, tha veç tjerash Kurti.

Exit mobile version