Site icon PrishtinaPress

Kurti në zbulimin e shtatores së Vokrrit: Kur Fadili hynte në 16 metërsh, bëhej o gol o penalti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës në zbulimin e shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se për Vokrrin është thënë shumë qysh kur u nda nga jeta, prandaj dëshiroi të fliste për të nga kujtimet e tij personale.

“Dua të flas siç e njoh dhe e mbaj mend unë. Një karrierë brilante në dy forma. Fillimisht, Fadilin e njohim si futbollist të talentuar e të suksesshëm që përgjatë viteve të 80-ta preku majat e suksesit në sport. Në po atë periudhë Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë kur në Kosovë ishin gjërat shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në Jugosllavi”, tha Kurti.

Ndër të tjera, ai tha se kur Vokrri merrte topin në 16 metërsh, kundërshtari nuk shpëtonte pa gol ose -penalti.

“Kur e merrte topin afër 16 metërshit i gjithë stadiumi ishte në këmbë e kur shënonte të gjithë ishin në ajër. Kjo shtatore këtu është ai momenti kur Fadil Vokrri e merrte topin në 16 metërsh në shikimin drejt lojtarëve që do t’i driblonte dhe kur ai hynte në 16 metërsh bëhej o gol o penalti”, shtoi ai.

Exit mobile version