8.8 C
Pristina
spot_img

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, morën pjesë në ceremoninë e dyfishtë të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy, për 10- vjetorin e themelimit dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve.

Kosovo Leadership Academy në Mitrovicë u cilësua nga kryeministri Kurti si një shembull i ekselencës dhe parim qenësor i filozofisë së mësimdhënies, që nxjerr në pah kureshtjen, hulumtimin dhe përparimin.

“Me ambiente kaq të këndshme të cilat nxisin mësim dhe zhvillim, kureshtje dhe hulumtim, jeni vërtet shembull i ekselencës si parim qenësor i filozofisë së mësimdhënies këtu. Natyrisht, kur motoja e shkollës është ‘Mëso, jeto dhe prij shkëlqyeshëm’, progresi dhe suksesi nuk mungojnë. Kjo është në linjë të plotë edhe me vlerat dhe parimet që kemi si shtet, si shoqëri e ne si Qeveri, ato që vazhdojnë të na prijnë çdo ditë dhe në çdo mandat, si fanar ndriçues në detin e hapur të mundësive përpara”, tha ai.

Kurti nënvizoi se cilësia e edukimit, arsimit e shkollimit është synim qenësor i punës së Ministrisë së Arsimit, por edhe një detyrë e përbashkët e të gjithë neve. Ai i vuri theks të veçantë kontributit të Qeverisë në rritjen progresive të cilësisë së arsimit, që nga infrastruktura e deri te programet.

“Brenda këtyre katër viteve të shkuara kemi ndërtuar e rinovuar shkolla e çerdhe, kemi rishikuar tekstet shkollore bazë, kemi bërë bashkë ristrukturimin e sistemit shkollor sipas nevojave, dhe shumëçka tjetër. Natyrisht puna nuk përfundon me kaq, dhe gjithsesi puna vazhdon”, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, të diplomuarve i uroi suksese dhe arritje në të gjitha sferat e jetës, duke theksuar se, ashtu siç është emri i shkollës, edhe ata janë prijës të dijes e progresit.

Në përmbyllje të fjalës, kryeministri shprehu se qyteti i Mitrovicës mbetet burim intelektual e akademik, me potencial të madh dhe perspektivë të ndritur, për të cilën garantoi mbështetjen e Qeverisë për ide të reja e inovative, në shërbimi të qytetarëve dhe vendit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img