8.4 C
Pristina
spot_img

Kurti i ftoi për takim Abdixhikun dhe Krasniqin, nga LDK-ja s’do t’i shkojë askush

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar për takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi te enjten në ora 08:30.

Ftesën për takim e ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka thënë se çështja e Kryeparlamentarit kërkon shumicën politike, e për këtë LDK-ja veçse ka dhënë qëndrimin e saj.

“Ka ftesë. Kryetari nuk është në Kosovë. Çështja e Kryetarit te Kuvendit, është çështje politike dhe kërkon shumicë politike. Për këtë çështje veçse kemi dhënë qëndrim”, ka thënë Mustafa për Reporteri.net.

I pyetur nëse do të shkojë dikush tjetër nga LDK-ja në këtë takim, Mustafa është përgjigjur shkurt “askush”.

Kjo ftesë për takim vie pak orë para vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që dështoi për të tetën herë.

Në seancën e 29 prillit, VV ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare, e cila s’mori votat e mjaftueshme, madje për dallim nga seancat e kaluara që pati marrë 57 vota, kësaj radhe ajo mori veç 54.

Në këtë votim, 44 vota ishin kundër dhe tri abstenime, deri në sallë ishin të pranishëm 110 deputetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img