Site icon PrishtinaPress

Kujtim Shala inspektori i ri i AKI, u morë nga FSK-ja

Kujtim Shala, deri më tani i panjohur për opinionin e gjerë, sot ka marrë një pozitë të rëndësishme në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Në vend të Burim Ramadanit, i cili shërbeu për tri vite në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti emëruan Kujtim Shalën, për të cilin u dha vetëm një detaj.

Pa treguar rreth biografisë së tij, në njoftimin e presidencës u tha se “deri më tani ai ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, konfirmoi presidenca, duke theksuar se Ramadani ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.

Exit mobile version