Site icon PrishtinaPress

Kryeministri lavdëron ATK’në, thotë se po bën punë të mirë edhe në Veri

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është një prej institucioneve më të rëndësishme në Kosovë, e cila çdo vit ka shënuar rritje të të hyrave si dhe po lufton evazionin fiskal në veri.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në shënimin e 17 vjetori të themelimit të ATKS-së.Në shënimin simbolik të këtij përvjetori, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, si dhe palët e interesit dhe donatorët.“ATK ka dhënë një kontribut të veçantë  i cili është avancim me përkushtim për objektivat e Qeverisë, duke eliminuar evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta në treg. Ka rritje të të hyrave për çdo vit nga ATK ku po lufton evazionin fiskal edhe në veri”, tha kryeministri Mustafa.

“Vitin e kaluar kemi të evidentuara se kemi pasur rritje të të hyrave për 16 për qind më të larta sesa në vitin 2015”, ka theksuar Mustafa.Ndërsa, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri duke treguar për rrugëtimin e ATK-së për 17 vjet, tha se prioritet i tyre mbetet lufta ndaj ekonomisë së informale dhe evazionit fiskal.

“Nga themelimi i ATK-së, për 17 vjet ATK ka arritur të mbledh 4.6 miliardë euro të hyra. ATK-ja gjithmonë ka qenë në shërbim të taksapaguesve”, ka thënë Imeri.Administrata Tatimore e Kosovës është themeluar më 17 janar të vitit 2000 nga Administrata e UNMIK-ut.

Exit mobile version