11.1 C
Pristina
spot_img

“Kryeministër, sa do të vazhdojë kjo situatë?”, Kurti s’e thotë as edhe një fjalë para gazetarëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar sërish të japë përgjigje përballë pyetjeve të gazetarëve lidhur me zvarritjen e procesit të konstituimit të Parlamenti.

Derisa ishte duke dalë nga Kuvendi, Kurti si zakonisht nuk e tha as edhe një fjalë duke lënë pa përgjigje edhe pyetjen e gazetarëve:

“Sa do të vazhdojë kjo situatë?”.

As sot në herën e 14-të nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, njofton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në emrin e Albulena Haxhiut, derisa po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin opozitë (PDK, LDK dhe AAK).

Seanca e radhë do të mbahet më 13 maj, në ora 10:00.

Mbetet të shihet se a do të ndodh diçka më ndryshe në tentimin e 15-të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img