11.8 C
Pristina
spot_img

KRU “Prishtina”: Autoboti për shpërndarje të ujit të pijes është vendosur në Graçanicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka vendosur një autobot më ujë në Graçanicë, që nga ora 9:00 e mëngjesit të enjten, për të shpërndarë ujë të pijes.

“Ju njoftojmë se auto boti është i stacionuar në Graçanicë që nga ora 09:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”.

Ata njoftojnë se gjatë ditës do të vendosen autobote edhe për zonat e tjera.

Kjo pasi që të enjten është njoftuar se në kontrollet e cilësisë së ujit që vjen nga liqeni i Badovcit ka rritje të Manganit.

KRU “Prishtina”, ashtu si Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovës, kanë deklaruar se uji nuk rekomandohet për pije as gatim deri në një njoftim tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img