Site icon PrishtinaPress

Kroaci: E përndoqi 26 vjeçaren dhe tentoi ta vriste mikun e saj, arrestohet shqiptari

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia kroate në Dubrovnik, nën dyshimin për tentim vrasje.

Siç raportojnë mediat kroate, i dyshuari, nga korriku i vitit të kaluar e deri në këtë muaj (Maj 2025) e kishte përndjekur një 26-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila banon përkohësisht në Kroaci.

Ai i ishte paraqitur asaj vazhdimisht në vendin e punës, me synimin për të krijuar një marrëdhënie romantike, pavarësisht refuzimit të saj, transmeton Klankosova.tv.

Por, ngjarja eskaloi natën e 13 majit në Dubrovnik, kur shqiptari e kishte sulmuar edhe një person tjetër (mikun e vajzës), gjithashtu nga Bosnja.

“Ai fillimisht e grushtoi në kokë e më pas, duke kërcënuar se do ta vriste, u përpoq ta therte në qafë. I dyshuari u ndalua nga një punonjës i restorantit”, thuhet në artikullin e gazetës Index.Hr.

Gjatë përpjekjeve për ta ndalur, dy persona të tjerë u lënduan nga sulmi i të dyshuarit.

I arrestuari është vendosur në paraburgim ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Exit mobile version