17.6 C
Pristina
spot_img

Kriza me mbeturinat në kryeqytet, Rama anulon pritjen e “Gipsy Kings”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00, e bendit të njohur “Gipsy Kings” tek kryetari i komunës, Përparim Rama nuk do të mbahet.

Në njoftim thuhet se ky anulim vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit që lidhen me një problem emergjent të menaxhimit të mbeturinave, për të cilin ndërmarrja “Pastrimi” ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të kryetarit të komunës.

Rama kishte njoftuar më herët se sot do të takohej me grupin e famshëm botëror “Gipsy Kings”.

Ndryshe, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

Në një njoftim zyrtar, KRM-ja deklaron se kjo po bëhet për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën e 2.7 milionë eurove.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img