20.9 C
Pristina
spot_img

Kreu i PD-së kërkon zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike me agjendë të qartë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, ka hedhur poshtë legjitimitetin e procesit duke e cilësuar atë si një farsë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike me agjendë të qartë për integrimin evropian dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë,” tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img