16.2 C
Pristina
spot_img

Krasniqi: Më 9 shkurt rritëm besimin në PDK-në dhe hoqëm Kosovën nga monizmi – të mobilizohemi për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit shënuan një pikë kthese për Kosovën, sepse siç tha, vendi u nxor nga monizmi dhe sundimi i një partie të vetme dhe një kapitull të ri për PDK-në.

“PDK dëshmoi se jo vetëm është forca më stabile në vend, por se është edhe streha e shpresës për një Kosovë më të mirë. Ky është kapitulli ynë i ri dhe ne nuk guxojmë të ndalemi këtu, sepse ky rezultat, i cili është ndër më të mirët në historinë e partisë tonë, nuk është thjesht një numër, por është një sinjal i qartë se qytetarët duan maturi, përmbajtje dhe drejtim të sigurt”, tha Krasniqi.

Ai kritikoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për siç u shpreh, bllokadë institucionale dhe arrogancë politike, ndonëse PDK ka ofruar zgjidhje për të dalë nga vakuumi.

“Ne kemi kërkuar ndërrimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit. Kemi pranuar dhe ftesën e Albin Kurtit për takim, e cila ishte më shumë si një kurth për të na futur edhe ne në një thes me partitë tjera, si parti refuzuese. Kemi propozuar mbajtjen e një takimi gjithëpërfshirës nga Presidentja, që u mbajt më 15 maj. Dhe kemi ofruar edhe mundësinë e krijimit të një Qeverie të re nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma, me Kryeministër Bedri Hamzën, jo për interesa partiake, por për interesin e Kosovës. PDK ka qenë dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ndërtuar një Qeveri të opozitës së djeshme, me një plan dinamik për të trajtuar sfidat emergjente për shtetin dhe qytetarët, një qeveri që do t’i jepte përparësi rimëkëmbjes ekonomike, sigurisë kombëtare, forcimit të institucioneve dhe partneritetit me SHBA dhe BE. Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një qeveri që punon, jo që bllokon”, tha Krasniqi.

Tutje, ai kërkoi mobilizimin e të gjithë anëtarëve dhe strukturave të partisë për përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Kryetari Krasniqi më tej shprehu shqetësimin lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se është një padrejtësi që nuk guxojmë ta normalizojmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img