Kosovarët nuk e ndalin dajakun ndaj grave, brenda ditës raportohen tri raste

Advertisement

Rastet e dhunës në familje tashmë janë të përditshme në secilin raport policor.

Advertisement

Ndërsa vetëm gjatë vikendin në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të ndryshme të dhunës së ushtruar nga burrat ndaj grave të tyre, ndërsa një rast tjetër po ashtu i dhunës në familje është raportuar gjatë të dielës.

Në Prishtinë është arrestuar një person i cili ka ushtuar dhunë ndaj gruas së tij. Sic raporton policia viktima është udhëzuar për urdhër mbrojtje dhe ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër ka ndodhur në Pejë. Në orët e vona të së dielës, një burrë ka rrahur gruan e tij, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

“I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në ndalim policor”, thekson policia.

Ndërsa edhe në Skenderaj një grua ka raportuar se burri i saj e ka rrahur. Ajo nga lëndimet e marra ka marrë trajtim në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkohë në Gjakovë policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale ka ardhur deri tek përleshja fizike ndërmjet tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, relacioni familjare në mes tyre . Pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

PostAdssFotoja e reklamës