Kosova në mungesë të mjekëve: Kërkon nga Italia t’i dërgojë profesionistë shëndetësorë

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që ta ndihmojë Kosovën me profesionistë shëndetësorë.

Advertisement

Zemaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zemaj tha se këtë kërkesë ia bëri sot gjatë një takimi me ambasadorin e Italisë në Kosovë,

“E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me COVID-19. Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando biseduam për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, veçanërisht për bashkëpunimin në këtë fushë në mes të shteteve të rajonit të Ballkanit, si dhe për masat e ndërmarra nga ana jonë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.

E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19.
Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.

Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19.

E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë.

PostAdssFotoja e reklamës