16.7 C
Pristina
spot_img

Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën

Të enjten më 29 maj, komuniteti i biznesit do të organizojë një protestë, për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë.

Sipas njoftimit të Odës Ekonomike të Kosovës, protesta do të mbahet nga ora 10:00 e deri në orën 12:00, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse institucionet nuk reflektojnë dhe nuk ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar kërkesat e bizneseve, protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

OEK, në emër të komunitetit të biznesit, i bën thirrje institucioneve që të reflektojnë me urgjencë dhe të krijojnë një fazë kalimtare për përgatitjen graduale të bizneseve, me qëllim të një integrimi të qëndrueshëm dhe të drejtë në tregun e lirë të energjisë.

“Mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar në treg, rrezikim të konkurrueshmërisë, dëme të mëdha për bizneset dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit, përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe humbjen e vendeve të punës”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe kërkesave të shumta për një dialog të sinqertë, transparent dhe konstruktiv me institucionet e vendit, Oda Ekonomike e Kosovës shpreh keqardhjen që nuk është arritur ndonjë bashkëpunim i mirëfilltë për të mundësuar një fazë tranzicioni të drejtë dhe të menaxhueshëm lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img