19.5 C
Pristina
spot_img

Klitschko me akuza të rënda ndaj Zelenskyt: Ai e përdor luftën, Ukraina mban erë autoritarizmi

Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko kritikoi ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë për centralizimin e pushtetit dhe shkatërrimin e institucioneve demokratike nën maskën e ligjit ushtarak.

Në një intervistë për the Times, Klitschko pohoi se Ukraina “mban erë autoritarizmi”.

Në artikullin i cili analizon pozicionin e politikanëve më të famshëm ukrainas, thuhet se Zelensky, duke përdorur ligjin ushtarak pas fillimit të pushtimit rus, emëroi një administratë ushtarake në Kiev, kompetencat e së cilës mbivendosen me ato të kryebashkiakut.

Kjo lëvizje, beson Klitschko, është pjesë e një strategjie më të gjerë të përqendrimit të pushtetit në duart e presidentit.

Situata ndërlikohet më tej nga një hetim i madh kundër korrupsionit që po kryhet në kryeqytet nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU).

Operacioni, i quajtur “Clean City” zbuloi korrupsionin e përhapur në rrethinat e Klitschkos dhe të paktën shtatë nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan.

“Ky është një spastrim i parimeve dhe institucioneve demokratike nën pretekstin e luftës”, tha Klitschko.

“Dikur thashë se mban erë autoritarizmi. Tani mban erë më e keqe.”

Kryebashkiaku pretendon se puna e Këshillit Bashkiak të Kievit është ndërprerë seriozisht nga ato që ai thotë se janë bastisje, marrje në pyetje dhe kërcënime për procedime penale të sajuara.

Sipas tij, këshilltarët nuk janë në gjendje të mbajnë kuorum apo të marrin vendime.

Konflikti, sipas Times, ka edhe një dimension personal, përcjell Telegrafi.

Klitschko beson se presidenti po përdor administratat ushtarake për të minuar fuqitë e kryebashkiakëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në të gjithë vendin.

“Shumë kryebashkiakë janë të frikësuar, por unë jam i mbrojtur nga statusi im i famshëm”, tha Klitschko.

“Ju mund të hiqni kryetarin e Chernihiv, por është e vështirë të hiqni kryetarin e kryeqytetit që është i njohur për të gjithë botën”, shtoi boksieri.

Ndërkohë, NABU vazhdon hetimin e saj madhor kundër korrupsionit.

Midis të arrestuarve janë Petro Oleniy, nënkryetar i Administratës Shtetërore të Qytetit të Kievit dhe Mykhailo Terentyev, kryetar i Komisionit të Tokës.

Të dy u arrestuan dhe lirimi i tyre me kusht u vendos në përkatësisht 350,000 dhe 470,000 euro.

Ish-këshilltari i qytetit Denis Komarnytsky, i cili ishte jashtë vendit në kohën e skandalit, është gjithashtu në qendër të çështjes.

Ndërkohë, janë shkarkuar edhe tre punonjës policie, pasi janë larguar nga vendi pa leje.

Klitschko pretendon se ai tashmë ka shkarkuar tetë nga dhjetë zyrtarët e diskutueshëm.

“Janë 300 mijë njerëz që punojnë në administratën e qytetit. Korrupsioni ndodh ndonjëherë, por ne reagojmë shpejt dhe bashkëpunojmë me hetimin”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img