Ai është shqiptar por nofkën e ka Kinnezi.
Gentrit Sopjani, reperi kosovar, ka vite që i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor.
Që prej moshës 11 vjeçare ai solli disa projekte muzikore, e së fundmi është në finalizim edhe të albumit që do i publikohet shumë shpejt.
Por planet nuk janë me kaq, pasi Genti do realizojë çdoherë këngë autentike, që të jetë motivim i njerëzve që gjejnë veten te ai.
E, një nga këngët e tij të fundit është edhe projekti ‘Numb’.