11.6 C
Pristina
spot_img

Këta janë pesë personat që përfunduan në QKUK pasi u përleshën

Përleshjet fizike nëpër rrugët dhe hapësirat publike në Kosovë janë bërë dukuri shqetësuese, që po cenojnë seriozisht sigurinë publike. Një incident i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku disa persona kanë përfunduar të lënduar si pasojë e një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëjnë të ditur se sot, më 17 maj 2025, rreth orës 03:30, pesë persona janë paraqitur në QKUK për të marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore të marra në një rrahje.

Personat e lënduar janë: E.C, rreth 19-vjeçar, M.B, rreth 33-vjeçar, D.G, rreth 23-vjeçar, K.R rreth 33-vjeçar dhe B.A rreth 32-vjeçar.

Përleshja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img