Site icon PrishtinaPress

Kështu duket autobusi që u aksidentua në Kroaci

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë, janë publikuar fotografi të autobusit që u aksidentua.

Portali kroat 24sata.hr, ka publikuar një fotografi ku shihet autobusi i shkatërruar i kompanisë turistike “Deva Tours”.

Ndryshe, shoferit kosovar i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin e tmerrshëëm të dielën në Kroaci, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Exit mobile version