Ermal Kutllovci, të marten ka deklaruar se kanë larguar nga Ministrina e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku kishte punuar për vite.
Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të raportimit të skandalit në rastin e rezervave shtetërore, dhe se largimi kishte ndodhur me urdhër të ministres Rozeta Hajdari.
Lidhur me rastin ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës.
KDI bën thirrje që sinalizuesit duhet të mbrohen, e jo të ndëshkohen.
“Duke marrë për bazë interesin e lartë publik në lidhje me rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore për të cilat janë duke u zhvilluar hetime nga organet përkatëse, është thelbësore që MINT të demonstrojë se vendimi për shkarkimin e Kutllovcit është i bazuar vetëm në shkelje disiplinore dhe nuk vjen si një përgjigje ndëshkuese ndaj aktivitetit të tij si sinjalizues”, thuhet në reagim.
KDI reagon pas largimit nga puna të zyrtarit të MINT-it: Sinjalizuesit duhet të mbrohen
