Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë janë lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona,” ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin e sotëm.