Site icon PrishtinaPress

Kaq persona votuan në zgjedhjet në Drenas

Organizata Demokracia në Veprim ka njoftuar se të gjitha vendvotimet, në raundin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit janë mbyllur me kohë.

Sipas DnV’së, 45,45 për qind e votuesve, kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit.
Në balotazhin e Drenasit, votuesit zgjodhën ndërmjet dy kandidatëve, atë të PDK’së, Ramiz Lladrovci dhe kandidatit të Nismës, Isa Xhemajlaj./Express
Exit mobile version