17 C
Pristina
spot_img

Kaos në Mitrovicë: Një person e kërcënon tjetrin se do t’ia djegë lokalin, nuk i lejon dëshmitarët ta thërrasin Policinë

Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti kishte kërcënuar se do ta digjte një lokal.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas marrjes së informatës për kanosje, Policia ka reaguar menjëherë.

“Më datë 13.05.2025, rreth orës 15:20, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri është njoftuar për një rast kanosje në një lokal në rrugën ‘Kral Petri’, Mitrovicë në afërsi të sheshit ‘Car Lazar’.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin Z.I 36 vjeç, disa metra larg vendit të ngjarjes. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet personale të tij.

Sipas ankuesit, i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur se do ta digjte lokalin. Gjithashtu në bazë të deklarimeve të një dëshmitari i dyshuari ka tentuar ta pengoj thirrjen e policisë, po ashtu nga dëshmitarët është raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa femra në rrugën ‘Çlirimi’, për çka i është shqiptuar një tiketa në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike sipas ligjit, 03/L-142 Neni 5 paragrafi 2”, thuhet në njoftim.

Policia njofton tutje se i dyshuari pasi është dërguar në stacion policor ka rezultuar nën ndikim të alkoolit (0.74 ‰).

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Kanosje”, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe thika është konfiskuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre për sigurinë publike.

Njëkohësisht, inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar apo sjellje të rrezikshme në numrin emergjent 192, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt për të gjithë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img